Apliko për qendrën e trajnimeve

Qendra për Trajnime e Universitetit AAB-Riinvest, është qendër e specializuar e cila ofron kurse të veçanta jashtë procesit mësimor, për studentët e vet si dhe për kandidatët potencialë për të ndjekur studimet në këtë Universitet.

Gjatë muajit prill dhe maj të vitit 2007, Qendra për Trajnime e Universitetit AAB, do të organizojë kurse speciale parapërgatitore për të gjithë ata që janë të interesuar që të aplikojnë për regjistrim në vitin akademik 2007/2008.

Kushtet për regjistrim në këto kurse: të jeni maturant në ndonjërën nga shkollat e mesme të Kosovës dhe të jeni i interesuar për regjistrim në Universitetin AAB-Riinvest.

Kurset do të jenë intensive dhe mbahen nga profesionistë të fushave përkatëse.

Kurset mbahen në objektet e Universitetit AAB-Riinvest dhe janë pa pagesë.

Për kandidatët nga rajoni i Prishtinës, do të organizohen edhe autobusët për transportin e kursistëve.

Këtu mund të gjeni edhe formularin për aplikim në ndonjërin nga kurset, të cilin duhet ta dërgoni në e-mail adresën: info@universitetiaab.com

Shkarko Aplikacionin
Aplikacioni për regjistrim.pdf