Bashkëpunimet ndëruniversitare

Shkëmbimi shkencor e kulturor është i një rëndësie jetike për institucionet që të zhvillojnë aktivitetet e tyre arsimore dhe hulumtuese.

Universiteti AAB-Riinvest  si  top institucion i arsimit të lartë në Kosovë  ka marrëveshje bashkëpunimi me disa universitete në rajon.

Marrëveshja e parë që ka nënshkruar AAB për bashkëpunim ndëruniversitar është me Fakultetin e Shkencave Kriminalistike të Universitetit të Sarajevës.

Kjo marrëveshje që filloi së aplikuari nga viti akademik 2005/2006  parasheh bashkëpunimin e ndërsjellë në  këto fusha: për studimet themelore, për studimet pasdiplomike e të doktoraturës,  punën hulumtuese - shkencore, shkëmbimin e ligjëruesve  e të asistentëve,  organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore, sportive si dhe këshillime, punësimin e studentëve të diplomuar, dhe forma të tjera bashkëpunimi që janë në interes të përbashkët.

 

Sipas kësaj Marrëveshje  palët janë dakorduar  që Fakulteti i shkencave kriminalistike  në bazë të planprogramit  së bashku me AAB – në, të organizojë  tërë procesin mësimor, në përputhje me  parimet bashkëkohore pedagogjike e mësimore shkencore.

 

Studentët e diplomuar  në AAB gëzojnë të  drejtën të marrin diplomën e Fakultetit të Shkencave Kriminalistike të Universitetit të Sarajevës.

 

Marrëveshja më e fundit e nënshkruar  nga Universiteti AAB është ajo me Universitetin e Bremenit të Gjermanisë.

 

Universiteti i Bremenit, i mbështetur  nga Qendra për të Drejtën dhe Politikat  Europiane dhe Universiteti AAB, synojnë të nxisin zhvillimin e programeve të ndryshme të bashkëpunimit në fushën e të drejtës  dhe politikës europiane.

 

Marrëveshja e nënshkruar parasheh shkëmbimin e stafit mësimdhënës dhe hulumtues me qëllim të organizimit të seminareve, konferencave, projekteve të përbashkëta  të hulumtimit dhe shkëmbimit të përvojave të tjera në fusha me interest ë përbashkët.

 

Përhapja dhe shkëmbimi i botimeve  dhe informacioneve në fusha specifike të studimeve dhe hulumtimeve, gjithashtu janë pjesë e marrëveshjes.

Nga kjo marrëveshja  do të përfitojnë studentët, pasi është dakorduar shkëmbimi i tyre  per studime dhe hulumtime periodike, ndjekje kursesh, pjesëmarrje në programe profesionale të aftësimit dhe specializimit dhe në aktivitete të tjera mësimore.