Misioni dhe vizioni

Misioni:

AAB aplikon qasjet më të reja në mësimdhënie e në kërkime shkencore, siguron kushte të përkryera për punë e studime për studentët e të gjitha niveleve e për mësimdhënësit, përfshirë teknologjitë më të reja, krijon ambient miqësor akademik dhe zhvillimor, i kontribuon aktivisht jetës shoqërore e ekonomike të vendit dhe realizon programe cilësore të bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim të lartë e në kërkime shkencore. Në këtë kuptim, AAB kultivon një mjedis të sigurt që mundëson kreativitetin, mendimin kritik,  tolerancën dhe vlerat  e larta etike të mësimdhënësve e të studentëve në kuadër të një kornize të arsimimit tërëjetësor.

 


Vizioni:

AAB është institucion udhëheqës arsimor dhe hulumtues që shëmbëllen cilësinë, vlerat dhe traditat më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë, dhe që promovon  standarde të larta në jetën akademike e hulumtuese në vend dhe jashtë, në hap me zhvillimet më të reja teknologjike, i integruar plotësisht në trendet e arsimit të lartë evropian (i njohur si Procesi i Bolonjës), pjesëmarrës aktiv i të gjitha nismave të rëndësishme në arsimin e lartë në vend, Evropë e më gjerë dhe promotor i zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit.