Studentët e ardhshëm

Afatet e regjistrimit
Universiteti jo publik AAB, sipas traditës organizon dy afate të regjistrimit të studentëve të rinj.

Afati i parë zakonisht fillon më 1 qershor dhe vazhdon deri në datën 15 korrik.

Afati i dytë zakonisht fillon më 1 shtator dhe zgjat deri në fund të muajit.


Si të regjistrohem

Secili person, i cili ka mbaruar shkollën e mesme katërvjeçare mund të jetë kandidat potencial për regjistrim në Universitetin AAB.

Kandidati duhet të sjellë këto dokumente: dëftesat e shkollës së mesme dhe diplomën mbi përfundimin e shkollës së mesme, certifikatën e lindjes, kopjen e letërnjoftimit, dy fotografi për indeks (formati 4x6) dhe të
plotësojë aplikacionin për regjistrim i cili merret në AAB.

Ofertat e AAB-së
Përveç të gjitha këtyre lehtësirave, si në asnjë institucion tjetër Universiteti AAB ofron edhe:

  • Ofertë prej 10% zbritje për të gjithë kandidatët të cilët kanë të gjitha notat pesë (5) gjatë shkollimit të mesëm.
  • Ofertë familjare prej 10% për të gjithë kandidatët që vijnë nga e njëjta familje.
  • Bursa motivuese për të gjithë kandidatët të cilët arrijnë notë mesatare të studimeve mbi 9.5.

Varësisht nga kostoja e shkollimit në fakultetet e Universitetit AAB, studentët kanë këto lehtësi:

  • Pagesë mujore
  • Pagesë në gjashtë këste
  • Pagesë në katër këste
  • Pagesë në dy këste

Universiteti AAB ka krijuar edhe rrethana të tjera lehtësuese për studentët e vet përmes marrëveshjeve me institucione të ndryshme bankare, ku studentët mund të tërheqin kredi për pagesën e kostos së
shkollimit.