Biblioteka universitare

Universiteti, krahas të gjitha hapësirave të tjera të nevojshme, si institucion akademik, studentëve u ka ofruar kushte edhe për mësim të pavarur në ambientet e Bibliotekës Universitare. Gjithashtu, ua ka ofruar edhe mundësinë për furnizimin me literaturën e nevojshme dhe të domosdoshme për programet e studimit.

Në kuadër të shërbimeve që ofrohen nga kjo njësi universitare janë:


- hapësirat e mjaftueshme për mësim të pavarur të studentëve;
- ofrimi i literaturës së nevojshme shkencore konform programeve të studimeve;
- ofrimi i revistave të ndryshme shkencore e akademike për nevojat e plotësimit të
programit të studimeve;
- literaturë tjetër, e lirë, jashtë programeve të studimeve, materiale elektronike për përmbushjen e kërkesave të procesit mësimor, etj.

Studentët e Universitetit kanë dy mënyra të qasjes në literaturë të ndryshme në Bibliotekën Universitare:

 
1. Bibliotekën fizike dhe
2. Bibliotekën elektronike

Biblioteka Universitare e Universitetit është në shërbim të të gjithë përdoruesve të Universitetit gjithashtu edhe për komunitetin që nuk është pjesë e Universitetit.

 

Misioni i Bibliotekës Universitare 

 

Misioni i Bibliotekës Universitare të AAB-së, është rrjedhojë e vet misionit të Universitetit AAB. Ky mision konsiston në sigurimin e shërbimeve dhe materialeve për përmbushjen e nevojave e studentëve, profesorëve, stafit tjetër të AAB dhe të gjithë përdoruesve tjerë, pa dallim gjuhe, race, ngjyre, gjinie, feje, përkatëse kombëtare e etnike.

Objektivat primare të Biblotekës janë:

a) Të ketë kualitet të lartë të shërbimeve, punëtorë të gjindshëm dhe të sjellshëm;
b) Të ketë fond të mjaftueshëm të librave (qoftë fizik apo elektronik) që do ta mbështeste kurrikulumin/planprogramin e Universitetit AAB;
c) Zhvillim të koleksioneve të kualitetit, numrit dhe larmive të mjaftueshëm, që t’i mbështet si mësimdhenësit ashtu edhe nevojat e përdoruesve tjerë;
d) T’u ndihmoj studentëve, profesorëve dhe stafit tjetër në identifikimin dhe interpretimin e informacioneve;
e) T’i inkurajojë studentët në kërkime dhe studime të të gjitha niveleve për përfitime të njohurive të ndryshme;
f) Të krijojë një hapsirë brenda Bibliotekës dhe t’i inkurajojë ata në hulumtimet e tyre;
g) Të trajnojë studentë dhe përdorues të tjerë për përdorimin e burimeve në bibliotekë;
h) Të ofrojë shërbime në të gjitha objektet e Universitetit AAB;
i) Të lidhet me bibliotekat dhe institucionet publike kulturore shtetërore, regjonale në përpjekje bashkëpunimi, në mënyrë që përdoruesit e AAB-së të kenë qasje dhe informacione më të gjera;
j) Të krijojë hapësirë të mjaftueshme për studiuesit në bibliotekë dhe të ketë hapsirë shtesë për studime grupore;

Politikat zhvillimore të Bibliotekës Universitare

Krahas misionit, Biblioteka Universitare ka hartuar edhe politikat zhvillimore të saj,  politika këto që do ta rregullojnë edhe më mirë funksionimin e bibliotekës. Këto politika i japin mundësi si përdoruesve ashtu edhe stafit të bibliotekës ta kenë më të lehtë shfrytëzimin dhe punën në bibliotekë.
Biblioteka Universitare e Universitetit AAB synon që në një të ardhme të afërt të zgjërohet edhe më shumë.
Ky zgjerim nënkupton pasurimin e fondeve ekzistuese të librit si dhe krijimin e fondeve të reja.


Personi përgjegjës:

Urim Sallauka (drejtor i Bibliotekës)

Adresa e kontaktit:
[email protected]