Paraqitja e provimeve

Bazuar në Rregulloren për Studime të BPrAL AAB, afati i paraqitjes së provimeve bëhet të paktën 14 ditë para afatit përkatës të provimeve.

Rregullorja e Studimeve parasheh 5 afate të rregullta të provimeve:

janari, prilli, qershori, shtatori dhe nëntori.

Me vendim të Rektoratit afatet e provimeve mund të shtohen.

Paraqitja e provimeve bëhet në Shërbimin e Studentëve më së largu 48 orë para fillimit të afatit të provimeve.

Studentët kanë mundësinë që paraqitjen e provimeve ta bëjnë edhe online, përmes shërbimit e-service.