Juridik
Në një shoqëri që përpiqet të ndërtojë institucionet e veta në të
gjitha nivelet, juristët janë ata që e bartin barrën kryesore të
ndërtimit të institucioneve dhe të administratës, në fakt të vetë
shtetit. Së këndejmi, duke qenë të vetëdijshëm për këtë barrë të madhe,
AAB i ka kushtuar rëndësi të veçantë përgatitjes së kuadrove të këtij
profili.
Programi synon kompletim teorik e profesional për implementimin e
suksesshëm te strategjisë nacionale për jetësimin e standardeve
evropiane dhe të përgjithshme ndërkombëtare në fushën e sundimit të
ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Fakulteti Juridik është një nga ndërmarrjet e rëndësishme në Institucionin e Arsimit Universitar AAB.
Aktualisht në Fakultetin Juridik të AAB-së funksionojnë këto programet të akredituara:
Bachelor
Juridik i përgjithshëm
Kriminalistikë
Integrime Evropiane
Master
Juridik Civil
Juridik Penal
