Ekonomik

Fakulteti Ekonomik, si njëri ndër Fakultetet më të mira jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, në AAB, ka qëllim primar që përmes programeve të veta studimore t’i  zhvillojë te studentët shkathtësitë, që do ta ndërlidhin ekonomiksin, biznesin, menaxhmentin dhe teknologjinë informative si disiplina kryesore që ndërveprojnë në ekonominë globale dhe që luajnë një rol kyç në krijimin e aftësive esenciale për bizneset dhe organizatat e tjera.

Përparësia jonë është mësimdhënia cilësore dhe hulumtimi që bëhen të mundura vetëm përmes zbatimit të një raporti efektiv mësimdhënës - student, qasje në teknologjinë e re dhe në resurset on-line, si dhe përkrahjes për studentin. Programet tona synojnë jo vetëm t’i riparojnë mangësitë e trashëguara nga sistemi i arsimit fillor dhe atij të mesëm, por po ashtu, t’i përgatisin studentët për një treg global e konkurrues.

Komponenti hulumtues dhe përkushtimi për të garantuar cilësinë e programeve tona arsimore paraqet një përparësi konkurruese për Insticuionin e Arsimit Universitar AAB.

Studentët do të përcjellin module të veçanta dhe do të përgatiten me shkathtësi teorike dhe praktike me një fleksibilitet që stimulon aftësitë kreative të tyre. Aktualisht në AAB funksionojnë këto programe të Fakultetit Ekonomik:

Bachelor

  • Banka, Financa dhe Kontabilitet
  • Menaxhment dhe Informatikë
  • Marketing dhe Administrim Biznesi

 

Master

  • Banka dhe Financa
  • Marketing dhe Menaxhim Biznesi
  • Menaxhment dhe Informatikë