Shkenca Sociale
Programi i Mirëqenies dhe Kujdesit ndaj Fëmijëve është krejt unik në
tërësinë e tij dhe nuk ka një program të ngjashëm në Kosovë dhe në
rajon. Është një program që ngërthen në vete edukimin e fëmijëve të
moshave të reja, orientimin dhe përcjelljen e zhvillimit të tyre
psiko-fizik dhe socializmin e tyre.
Një vendi në tranzicion siç është Kosova, njerëzit e këtij profili i
janë të domosdoshëm për të kapërcyer sa më lehtë dhe me sa më pak
dhimbje procesin e transformimit shoqëror, ku fëmija është pasuria më e
çmueshme dhe më e lëndueshme njëkohësisht.
Programi Mirëqenie dhe Kujdes ndaj Fëmijës është program mjaft i veçantë
i cili nxjerr kuadro të specializuara për përkujdes profesional ndaj
fëmijës. Të diplomuarit janë të përgatitur për të punuar me fëmijët e
niveleve të ndryshme, para së gjithash si edukatorë, si mbikëqyrës
çerdhesh e kopshtesh, si dhe ekspertë programesh të ndryshme sociale në
kuadër të institucioneve që merren më kujdesin ndaj fëmijës.
