Gjuhë Angleze

Ky është një program unikat dhe krejt i veçantë që për herë të parë organizohet në Kosovë, ndërkohë që as në rajon nuk ka një program studimesh të nivelit bachelor i cili përgatit ekskluzivisht përkthyes.

Në kohën kur Kosova dhe Shqipëria janë në fazën përfundimtare në synimet e tyre për integrime evropiane, më shumë përkthyes të kualifikuar do të jenë të domosdoshëm për të përmbushur kërkesat institucionale të Kosovës, të Shqipërisë dhe të institucioneve evropiane. 

Misioni i këtij programi studimesh është pikërisht ky – përgatitja e kuadrove të domosdoshme për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon dhe pritet të kalojë Kosovë. Së këndejmi, ky program, vërtet përgatit kuadro për të ardhmen dhe është ndër programet me më së shumti perspektivë dhe më atraktive për tregun.    

Kërkesa në tregun e punës për përkthyes të mirë nga anglishtja në shqipe dhe anasjelltas është aq e madhe, saqë qysh sot do të mund të punësoheshin me qindra të tillë.

Gjuha angleze, si gjuhë globale, është aktualisht pothuajse gjuhë e dytë në Kosovë. Në të ardhmen, ajo do të jetë e tillë edhe më shumë, si rezultat i zhvillimit dhe rritjes së saj politike, shoqërore, ekonomike, tregtare, kulturore e arsimore, diplomatike, sportive, teknologjike. 

Nevoja për të komunikuar me vendet, organizatat dhe institucionet e ndryshme rajonale e botërore, me të cilat Kosova ka dhe do të ketë marrëdhënie të mira në çfarëdo fushe veprimi qoftë, është e pashmangshme.

Bachelor

  • Gjuhë Angleze


Master

  • Gjuhë Angleze