Arte
Qëllimi dhe profili i drejtimeve të Fakultetit të Arteve në
Universitetin AAB, është përgatitja e kuadrove të reja në fushën e
studimeve me theks të veçantë në Arkitekturë, Dizajn Grafik e
Muzikologji, për të ushtruar detyrën përkatëse për nevojat e shoqërisë
kosovare.
Ky fakultet synon t'i aftësojë kandidatët si në fazën e konceptimit të
idesë, monitorimit dhe implementimit të veprimeve specifike profesionale
në lëmin e planifikimit, arkitekturës e dizajnimit.
Një dimension tjetër i këtij fakulteti është edhe aftësimi i kandidatëve
për të arritur shkathtësitë adekuate të njohjes teorike të
problematikave dhe kritikën profesionale të tyre.
Gjithashtu, si qëllim tjetër duhet të theksohet edhe cytja e ambicieve
për t'u marrë me studime të mëtejshme dhe punë të vazhdueshme kërkimore,
në mënyrë që të zgjerojnë dijen dhe shkathtësitë profesionale në fazën e
planifikimit, projektimit dhe implementimit (ekzekutimit).
