Në Universitetin AAB më 6 Qershor do të mbahet ligjëratë speciale nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Jakup Krasniqi

Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Universitetit AAB 2012”,  në Universitetin AAB, të mërkurën, më 6 Qershor  2012, do të mbahet ligjëratë speciale nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës,  z.Jakup Krasniqi.


Ligjërata “Demokracia në Kosovë”, do të mbahet në amfiteatrin e madh në godinën e parë të Universitetit AAB, nga ora 11:00.


Mirë se vini!