Universiteti AAB organizon kurse intensive përgatitore për provimin e maturës
Me qëllim të përgatitjes sa më të mirë, dhe me synimin për të përfunduar me sukses shkollimin tuaj të mesëm, Universiteti AAB edhe këtë vit organizon kurse intensive përgatitore për provimin e maturës, në këto lëndë:
- Fizikë
- Kimi
- Ekonomi
- Informatikë
- Ekonomi
Pjesa e dytë e kurseve fillon nga dita e hënë (18.06.2012 22.06.2012) nga ora 09:00, në objektet e Universitetit AAB.
Tashmë janë përzgjedhur profesorët më eminentë të lëndëve përkatëse, të cilët do të ju përgatisin që testin kombëtar ta kaloni me sukses.
Kurset përgatitore nga këto lëndë do të mbahen falas për të gjithë maturantët e interesuar nga të gjitha vendbanimet e Republikës së Kosovës.
